Ligji për prokurimet, Brahaj: Nuk zgjidh ngërçin, duhet reformë e thellë

Nga A2 CNN
31 Janar 2020, 20:26 | Ekonomi
Ligji për prokurimet, Brahaj: Nuk zgjidh ngërçin, duhet

Ndryshimet e reja ligjore në prokurimet publike nuk i japin zgjidhje ngërçit të krijuar me tenderat. Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, deklaron se ndërhyrjet e qeverisë janë të pamjaftueshme, ndërsa vlerëson si të domosdoshme një reformë të thellë në këtë sektor.

“Ne kishim nevojë për një reformë në sistemin e prokurimeve publike. Ligji përmbush disa nga kërkesat që janë parashtruar, por jo në mënyrë specifike ato që kanë të bëjnë me transparencën dhe konkurueshmërinë”, thekson Brahaj, e cila propozon ngritjen e një sistemi elektronik si dhe praninë e një aktori të tretë ndërkombëtar për monitorimin e kontratave publike si dy nga mënyrat më efikase për të luftuar korrupsionin me tenderat.

https://a2news.com/2020/01/31/prokurimet-publike-brace-ka-korrupsion-ligji-i-ri-i-jep-fund-abuzimeve/

Sipas Aranita Brahajt, ligji duhet të shoqërohej paralelisht edhe me aktet nënligjore përkatëse për të shmangur procedurat e parregullta dhe dhënien e tenderave pa garë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos