Një tjetër video dramatike vjen nga Bejruti, aty ku të martën një shpërthim në portin e qytetit shkaktoi viktima dhe kaos. Një baba po filmonte atë që duhet të ishte dita më e lumtur e jetës së tij, lindjen e djalit, por ndërkohë që fëmija po vinte në jetë shpërthimi tronditi godinën dhe përveç dëmeve materiale shkaktoi edhe humbje të energjisë elektrike. Fatmirësisht, nëna Emmanuelle Khnaisser, e lindi fëmijën shëndoshë e mirë dhe askush nuk u lëndua, ndërsa bashkëshorti i saj Edmound, filomoi çastet dramatike. “Im bir George lindi ndërsa ndodhte një shpërthim katastrofik, nuk e besoja se do dilnim gjallë”, tha Edmound për Reuters. (A2 Televizion)
Lindja e foshnjës ndërsa shpërthimi trondit spitalin në Bejrut
