Linjat “low-cost” kapin tregun shqiptar të fluturimeve

Nga A2 CNN
7 Mars 2019, 11:43 | Ekonomi
Linjat “low-cost” kapin tregun shqiptar të fluturimeve

Shqiptarët zgjedhin gjithmonë e më tepër ajrin për të udhëtuar, e për këtë ata duan edhe çmimet më të ulëta. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Aviacionit Civil tregojnë se linjat që ofrojnë fluturime të lira, të njohura si low-cost, kanë rritur pjesën e tyre në treg.

Kjo duket veçanërisht tek linjat që operojnë me fluturime drejt qyteteve italiane. Ernest Airlines dhe Albawings kanë rritur numrin e pasagjerëve për muajin Janar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Së bashku me Blue Panorama që zë edhe 25% të tregut total të fluturimeve, këto linja kanë fituar udhëtarë në kurriz të linjave më të shtrenjta si Alitalia, që tashmë është tkurrur në 8% të tregut.

Edhe kompania Wizz Air regjistron një rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve. Janë mbi 13 mijë udhëtarë në Janar 2019, krahasuar me rreth 4700 një vit më parë. Tashmë kjo kompani zë 6% të tregut.
Kompani të tjera me një peshë të konsiderueshme në treg për muajin Janar janë edhe Turkish Airlines me 6% dhe Austrian Airlines me 5%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos