Aksioni anti-informalitet, a dha rezultat?

Nga A2 CNN
5 Mars 2019, 15:05 | Ekonomi
Aksioni anti-informalitet, a dha rezultat?

“Kjo nuk është gjendje lufte mes qeverisë dhe biznesit, kjo është gjendje lufte në organizmin e ekonomisë sonë që gërryet në 20 e disa vite nga ky kancer që quhet informalitet”.

Deklarata të tilla, kryeministri do t’i bënte shpesh gjatë vitit 2015, teksa në shtator do të niste aksionin anti-informalitet.

I konsideruar represiv në muajt e parë, shoqëruar me gjoba dhe mbyllje subjektesh, qeveria do të ndryshonte shpejt qasje. Kjo, pasi të ardhurat u rritën dhe biznesi filloi të regjistrohej, të pajisej me kasa fiskale e të lëshonte kuponin tatimor. Ndaj biznesit të vogël u bënë lëshime, madje edhe ulje taksash.

Faza e dytë do të fokusohej tek biznesi i madh, që janë edhe evazorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Kontrolli i tyre do të bëhej sipas analizës së riskut. Ka kaluar mbi 2 vjet e gjysmë që nga ajo kohë. Qeveria ende nuk ka dalë me një shifër sesa e ka luftuar informalitetin dhe sa efektive rezultoi nisma e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos