Lira turke në kolaps pas dëbimit të ambasadorëve në Turqi

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 10:41 | Bota
Lira turke në kolaps pas dëbimit të ambasadorëve në

Lira turke shënon një tjetër rekord negativ pas dëbimit të urdhëruar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan të 10 ambasadorëve perëndimorë në Turqi, përfshirë ata të SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës.

Monedha kombëtare turke u zhvlerësua me më shumë se 2% brenda një dite, duke thyer barrierën prej 1 dollari për 9.80 lira turke dhe 1 euro për 11.40 lireta.

Erdogan i shpalli “persona non grata” ambasadorët e Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Suedisë dhe SHBA-së, pasi kishin kërkuar lirimin e një disidenti politik.

Rekordet e fundit negative të arritura me hapjen e tregjeve nga lira turke u regjistruan, ndërsa sipas burimeve të cituara nga agjencia Reuters pritet një ulje prej 16% e interesit të kredive nga bankat shtetërore turke në përputhje me zgjedhjen e qendrës. Ndër bankat e interesuara do të ishte edhe Halk Bank, e përfshirë në një hetim në SHBA, e akuzuar se kishte ndihmuar në krijimin e një skeme për të shmangur sanksionet amerikane kundër Iranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos