
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ditën e sotme 10 nga 14 protestuesit e arrestuar për akte dhune në protestën e fundit te Parlamenti.
Mësohet se gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për shtetasit: Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Pal Daia.
Ndërkohë, masa “detyrim paraqitje” është dhënë për shtetasit: Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidon Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati dhe Flamur Rraja.
Këta persona u ndaluan nga policia pas protestës së 16 marsit, e cila u zhvendos nga Kryeministria te Parlamenti, ku pati përplasje edhe mes protestuesve dhe forcave të policisë. (A2 Televizion)