Vrasja e Jurgen Kurtit, identifikimi i autorëve i vështirë, s’ka kamera në zonë

Nga A2 CNN
19 Mars 2019, 10:56 | Kronikë

Jurgen Kurti, 26 vjeç, një personazh i njohur për drejtësinë u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri teksa ndodhej pranë banesës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën Zef Jubani në Tirane. Kurti u qëllua nga një makinë tip Benz E Class me ngjyrë e zezë. Pas ekzekutimit, autori ose autorët e dyshuar mendohet të jenë larguar në drejtim të Liqenit Artificial.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, ekspertë të policisë shkencore kanë mbërritur në vendngjarje, për të parë nëse zona mbulohet me kamera sigurie, por duket se do të jetë shumë e vështirë që të rindërtohet me saktësi ngjarja.

Paraprakisht mësohet se Kurti sapo kishte zbritur nga mjeti i tij për t’u futur në banesë kur është qëlluar nga mjeti që mendohet të ketë qenë në lëvizje. Mbi trupin e viktimës u gjetën vetëm tre plumba, ndërsa në vendngjarje 10 gëzhoja, por ato kanë qenë fatal për 26-vjeçarin. Policia ende nuk ka një pistë zyrtare hetimi për arsyet e këtij krimi.

Edhe pse vetëm 26 vjeç, Kurti - i cili shpesh shihej në studio televizive – ka qenë “protagonist” në dy histori të kronikës së zezë.

Rreth 2 vite më parë ai u përfshi në një ngjarje në Durrës ku humbi jetën Agim Arapi, pronar i një minimarketi. Policia ka shoqëruar edhe disa persona të familjes Arapi në lidhje me ngjarjen. Por edhe pse ndaj tij u ngritën akuza për vrasjen e Arapit, nuk u dënua.

Ndërsa në në prill të vitit 2016 ai u arrestua fillimisht i akuzuar për vrasjen e babait të tij Artur Kurti, por më pas u la i lirë, pasi për ngjarjen u dënua daja i tij, Leonard Ristani, i cili mori përsipër autorësinë e vrasjes. (A2 Televizion)

https://youtu.be/L3Ph9HAyi0g

A2 CNN Livestream

Latest Videos