
Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, 5 parti shqiptare nga Lugina e Preshevës do të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, fton të gjithë shqiptarët në Luginë të Preshevës që të dalin në zgjedhjet e 21 qershorit dhe të votojnë për listën e përbashkët të shqiptarëve. Sipas Thaçit, shqiptarët në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, vetëm të bashkuar mund të mbrojnë të drejtat e tyre.
Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, arritën marrëveshje për të shkuar me një listë zgjedhore. (A2 Televizion)