West Bromwich Albion është tashmë e rënë nga kategoria, në Premier League. Por për 95 minuta, si shpesh herë ndodh në kampionatin anglez, ekipi modest po luftonte me gjithçka që kishte për të mos humbur ndaj kampionëve të Liverpool.
Por fati dhe guximi shpërblyen djemtë e Jurgen Klopp në minutën e fundit shtesë, në të 95-ën, dhe tani mund të shpresojnë ende për një vend në Champions League.
Protagonisti i golit të fitores, një goditje me kokë fenomenale, nuk ishte ylli i sulmit Salah, as Firmino, as shqiptari Xherdan Shaqiri, por një “gjigant” që normalisht duhet të ndodhej në portën e kundërt të asaj të WBA, ku u shënua.

Ishte pikërisht portieri brazilian Alisson Becker, ai që çoi në këmbë stolin e “Reds”, që nuk i besonin syve pas harkimit perfekt të Alisson, si të ishte një Ibrahimovic ose Benzema.
Portieri zhbllokoi një ndeshje që po i drejtohej barazimit, ku WBA kishte kaluar në avantazh me Robson-Kanu, dhe Salah kishte barazuar më vonë duke shpërdoruar shumë raste. (A2 Televizion)