Liverpool e nis sezonin me trofe, dështoi City e Haaland

Nga A2 CNN
30 Korrik 2022, 20:24 | Futboll
Liverpool e nis sezonin me trofe, dështoi City e Haaland

Liverpooli e ka nisur këtë sezon me trofeun e Community Shild, pasi mundi 3-1 kampionët e Anglisë, Manchester City-n.

Ndërsa të gjithë prisnin që në këtë sfidë që të shkëlqente Erlind Haaland, vëmendjen e mori blerja më e shtrenjtë e Liverpool Darwin Nunez, që fitoi një 11-metërsh dhe realizoi golin e tretë për “The Reds”.

E zhbllokoi takimin Trent Alexander-Arnold në minutën e 21-të, ndërsa në të 70-tën barazoi Alvarez. Ndeshja u bë më emocionuese në fundin e saj, me Salah që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në të 82-tën. Në minutat shtesë Nunez, që fitoi penalltinë e Liverpoolit, realizoi golin e fundit të sfidës, duke i siguruar për herë të 16-të Liverpoolit Community Shield. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos