
Vllaznia i ka dhënë fund aventurës europiane, pasi është mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 nga Universitatea e Craiovës.
Pas barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”, shkodranët rezistuan vetëm 58 minuta lojë në Rumani.
Në këtë minutë, Mateiu lëshoi një goditje nga distanca, duke gjetur trekëndëshin e portës së Zogovic.
Golin e dytë, kuqeblutë e pësuan vetëm katër minuta më vonë. Pas një goditjeje nga këndi, mbrojtësi brazilian Silva nuk fali, duke dërguar topin në cepin e portës.
Në minutën e 80, rumunët shënuan edhe golin e tretë, duke vulosur kalimin në turin e tretë.
Merr fund kështu në turin e dytë aventura europiane e shkodranëve. (A2 Televizion)