Liverpool jep shenja jete

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 11:39 | Futboll
Liverpool jep shenja jete

Liverpool fitoi minimalisht sfidën e turit të tretë të FA Cup, përballë Wolverhampton.

Kjo ishte përballja e dytë ndërmjet skuadrave, pas barazimit në sfidën e parë, të luajtur në “Anfield Road”.

Triumfi 1-0 u vulos nga goli i Elliot, që në minutën e 13 të lojës.

Kundërshtari i “The Reds” në turin e katërt të turneut do të jetë Brighton, skuadër që të shtunën e kaluar e mposhti 3-0 në kampionat skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=fHcv3K25N_M

A2 CNN Livestream

Latest Videos