Pas humbjes turpëruese, Salernitana shkarkon trajnerin, Davide Nicola

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 18:28 | Futboll
Pas humbjes turpëruese, Salernitana shkarkon trajnerin, Davide Nicola

Davide Nikola nuk do te jetë më në krye të skuadrës së Salernitanës.  Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit e cila me anë të një postimi, njoftoi tifozët për prishjen e marrëveshjes me teknikun.

Rezultatet e dobëta e aq më tepër turpërimi 8-2 nga Atalanta kanë bërë që drejtuesit italianë të ndajnë rrugët me teknikun 49 vjeçar.

Humbja me bergamasket ishte ndeshja e tetë radhazi pa fitore e Salernitanës në kampionat nga të cilat gjashtë ishin humbje.

Davide Nicola erdhi në krye të skuadrës prej muajit shkurt të vitit të kaluar duke e shpëtuar ekipin nga rënia në Serie B. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos