
Liverpool është kthyer në zonën që të kualifikon në Champions League, kur duhet edhe një ndeshje nga përfundimi i Premier League.
Ekipi i Jurgen Klopp fitoi 3-0 në transfertë ndaj Burnley dhe ngjitet në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Leicester, por me golaverazh më të mirë.
Golat për “The Reds” u shënuan nga Firmino (’43), Phillips (’52) dhe Oxlade-Chamberlain (’89).
Në javën e fundit, Liverpool do të presë në "Anfield" ekipin e Crystal Palace dhe një fitore do t'i kualifikonte në Champions League, pas një sezoni tejet të vështirë, që i pa të zbrisnin shumë në renditje. (A2 Televizion)