Liverpool shënon humbjen e dytë në 4 ditë, eliminohet nga FA Cup

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 22:49 | Futboll
Liverpool shënon humbjen e dytë në 4 ditë, eliminohet nga FA

Pas humbjes ndaj Watford, fundjavën e kaluar, vjen dhe zhgënjimi i radhës për ekipin e Liverpool. Djemtë e Klopp këtë herë u mundën nga Chelsea 2-0 duke u eliminuar kështu nga FA Cup.

Mjaftoi nga një gol për çdo pjesë për "blutë" e Londrës, për të mundur “The Reds” dhe për të kaluar në raundin e çerekfinaleve të këtij kompeticioni dhe për këtë menduan Willian dhe Barkley.

Liverpool duket se e ka mendjen te Champions League, për të përsëritur triumfin e një viti më parë, ku në ndeshjen e parë për të shkuar në çerekfinale është mundur nga Atletico Madrid me rezultatin 1-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos