Në mungesë të Kryeministrit Rama, opozita ka nisur debatet me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
Ishte Basha që reagoi fillimisht për ngjarjen e Kavajës, duke thënë se ministri nuk duhet të mbante atë qëndrim. “Ka pafytyrësinë që të dalë e të flasë ashtu për një ngjarje tragjike”.
Ndërsa i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Lleshajt. “Drejtimi i gishtit si një pistoletë butaforike. Nuk do jem kurrë si ty më 21 Janar. Nuk do ketë të vrarë në bulevard. Ndaj kur ta drejtoni gishtin mendohu i mirë”, reagoi Lleshaj.
Lulzim Basha: Delja e zezë e Europës, Kolumbia e Europës. Kriminelët në Parlament, ky është rekordi i ministrisë së Brendshme”.
Sandër Lleshaj: Nuk kam gjak në duar, nuk më thoni dot kriminel. I kam duart e bardha.
Ndërkohë, në debat u fut edhe Sali Berisha, i cili iu drejtua Lleshajt, duke i thënë: "Përdhunimi është standard moral për ju". (A2 Televizion)