Dënimi me shërbim prove i Fatime Kryemadhit dhe Ema Çokut janë të parat në dosjen ndaj Ilir Metës.
Vetë ish-Presidenti, përmes një reagimi në rrjetet sociale, u përgjigjet analizave se përmes këtij verdikti është paralajmëruar se GJKKO do ta dënojë.
“Vendimi i djeshëm i GJKKO për tre personat e pretenduar që kanë bashkëpunuar me mua ka ZERO vlerë proceduriale, sepse gjatë hetimit dhe seancave të gjykimit, deri në ditën e ndarjes së çështjes nga GJKKO e Shkallës së Parë, nuk është pranuar as fakti penal dhe as bashkëpunimi nga asnjë i pandehur”, tha Meta, shkruan A2.
Madje, nga qelia e paraburgimit shprehet se në procesin ndaj tyre ai as ka dëshmuar e as është thërritur: “Edhe nga tërësia, vlerësimi i provave të tjera, nuk provohet fakti penal objekt hetimi dhe gjykimi. Po kështu, unë nuk jam thirrur nga trupa gjykuese që mori vendimin e djeshëm, por as jam thirrur edhe nga tre të pandehurit. Ndërsa unë kam kërkuar thirrjen e të tre të pandehurve gjatë gjykimit tim në themel sipas episodeve që pretendon Prokuroria”.
Ilir Meta u arrestua në tetor të vitit 2024 për dosjen CEZ–DIA, hetimin e lobimit të LSI në SHBA. (A2 Televizion)