Lorenco Vila i bashkohet Dinamos, firmos për 3 vite

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 15:53 | Futboll
Lorenco Vila i bashkohet Dinamos, firmos për 3 vite

Lorenco Vila është zyrtarisht lojtari më i ri i Dinamos. Pas largimit nga Teuta, kryeqytetasit nuk kanë humbur kohë dhe e kanë prezantuar sulmuesin si përforcimin më të ri të skuadrës.

Vila ishte një dëshirë e presidentit të klubit Ardian Bardhi dhe trajneri Di Biaxho dha edhe konfirmimin e tij. Durrsaku firmosi një kontratë 3-vjeçare, ndërsa Teuta ka mbajtur 25% të kartonit të lojtarit.

Ai luajti për 7 vite me skuadrën durrsake, teksa fitoi një herë titullin kampion, dy herë superkupën dhe një Kupë Shqipërie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos