Lotus nderon pilotin legjendar me një version ekskluziv të makinës Evija

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 08:49 | Teknologji

Emerson Fittipaldi shkroi historinë e Formula 1 dhe Lotusit. Pikërisht në Monza, ku në vitin 1972 fitoi garën para se të bëhej kampion bote dhe t'i jepte titullin e konstruktorëve ekipit të tij, Lotus prezantoi versionin Evija kushtuar pilotit legjendar brazilian.

Evija Emerson Fittipaldi është prodhuar në vetëm 8 ekzemplarë (i pari ishte i pranishëm në pistë). Kjo hipermakinë britanike, 100% elektrike, e lindur në vitin 2019, përmban një shasi me fibër karboni dhe kabina e pilotit, nga sediljet plotësisht të rregullueshme deri te timoni shumëfunksional, përfaqëson kulmin e dizajnit dhe teknologjisë, të frymëzuar nga garat, të aplikuar në një makinë rruge.

Evija ka pesë mënyra drejtimi: Range, City, Tour, Sport dhe Track. Kjo makinë mund të arrijë nga 0 në 100 km/h në më pak se tre sekonda dhe nga 0 në 300 km/h në rreth 9 sekonda. Gjithashtu, mund të përshpejtojë në një shpejtësi të kufizuar elektronike prej 350 km/h. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/07/17/nje-lotus-elektrik-qe-ecen-me-321-km-h/
https://a2news.com/2021/07/07/lotus-prezanton-supermakinen-e-perditshmerise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos