
Lëvizja Socialiste për Integrim mban sot Konventën Kombëtare, nga ku pritet të prezantohet programi për daljen nga kriza.
Mësohet se kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, do të kërkojë votën e 4 mijë anëtarëve të Konventës, sa i përket propozimeve konkrete për daljen nga kriza.
Në këtë Konventë pritet të ketë edhe disa ndryshime në statut që pritet të votohen, do të zgjidhet gjithashtu edhe nënkryetari i partisë.
Prej muaj, opozita është në protesta, ndërsa në ditët e fundit përveç protestave përpara Kryeministrisë, Parlamentit apo bllokimit të rrugëve, ka publikuar edhe planin, që sipas tyre nxjerr vendin nga kriza. (A2 Televizion)