
Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama replikoi në distancë me kryeministrin Rama, në lidhje me akuzat e tij se protestat e opozitës po prishin imazhin e vendit, duke dëmtuar edhe turizmin.
Sipas numrit dy të LSI-së, imazhin e Shqipërisë e dëmton qeveria në shërbim të krimit.
“Imazhin e nje vendi e cënon dhe përbalt papërgjegjshmëria e qeverisjes dhe shërbimet e saj ndaj krimit
Edhe gazeta e njohur gjermane “Bild” e përcaktoi Shqipërinë si shembull kryesor të një vendi kaotik në duart e gangsterëve” shtoi zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama. (A2 Televizion)