All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lufta në Ukrainë, forcat ukrainase çlirojnë territoret e pushtuara në pjesën jugore të vendit

Nga A2 CNN
13 Gusht 2023, 16:39 | Bota
Lufta në Ukrainë, forcat ukrainase çlirojnë territoret e
All - Paragraf - 1

Forcat ukrainase çliruan territoret e pushtuara nga rusët pranë fshatit Robotine në rajonin e Zaporizhia, në pjesën jugore të vendit.

“Në drejtim të Tavrisë”, shkruan gjenerali Oleksandr Tarnavskiy, komandanti i forcave ukrainase në frontin jugor, në një postim që bëri vonë në platformën Telegram. “Territoret u çliruan. Forcat (ukrainase) vazhdojnë punën e tyre”, shtoi ai.

All - Paragraf - 3

Megjithatë, gjenerali Tarnavski nuk specifikoi saktësisht se cilat komunitete u çliruan.

Duke iu referuar viktimave në kampin e Moskës, gjenerali ukrainas tha se 80 ushtarë u vranë dhe 160 të tjerë u plagosën në luftimet gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ai pretendoi se dy ushtarë rusë ishin kapur.

Mirwpo, agjencia e lajmeve Reuters thekson se nuk është në gjendje të verifikojë pretendimet në lidhje me fushën e betejës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos