
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 262-të teksa ushtria ukrainase ka marre tashmë qytetin e Kherson.
Nga rusët është çliruar rajoni i Mikolaiv, ndërsa prokurori i përgjithshëm ukrainas Andriy Kostin thotë se nuk ka negociata me rusët. Ai thotë se Rusia do të jetë përgjegjëse për këtë luftë që ka nisur. Kostin shtoi se po përpiqet të krijojë një gjykatë të posaçme ndërkombëtare dhe ka përsëritur thirrjet për dëmshpërblim të luftës nëpërmjet konfiskimit të aseteve ruse.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dimitri Kuleba, duke folur në samitin e shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në Kamboxhia tha se lufta do të vazhdojë për sa kohë Rusia mobilizon rekrutë dhe sjellë më shumë armatime në Ukrainë (A2 Televizion)