Lufta në Ukrainë, kryebashkiaku Klitschko fton Papën për vizitë

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 18:49 | Bota
Lufta në Ukrainë, kryebashkiaku Klitschko fton Papën për

Kreu i Bashkisë së Kievit i ka shkruar një letër Papa Francesku ku i kërkoi atij të vizitojë kryeqytetin e Ukrainës.

Sipas zëdhënësit të Vatikanit, Vitali Klitschko ia ka dërguar letrën Papës më 8 mars, ku mes të tjerash i thotë se vizita e tij është shumë e rëndësishme për shpëtimin e jetëve të civilëve dhe i hap rrugën vendosjes së paqes.

Klitschko gjithashtu sugjeron një videokonferencë me presidentin Zelensky nëse Ati i Shenjtë e ka të pamundur të vizitojë personalisht vendi.

Zëdhënësi i Vatikanit pranoi marrjen e letrës, por nuk tha nëse Papa do të vizitonte Kievin apo do të merrte pjesë në një video-konferencë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos