
Bombardimet që po shënjestrojnë prej dy ditësh kryeqytetin Kiev, kanë detyruar kryebashkiakun vitali Klitchko të shpallë një shtetrrethim prej 36 orësh. Situata është shumë rrezikshme deklaroi ai në Telegram, ndërsa njoftoi se nga mbrëmja e së martës deri mëngjesin e 17 marsit do të ndalohet qarkullimi pa leje të posaçme përveç se për të shkuar në vendstrehime.
Ushtria ruse po bombardon zonat e banuar në kryeqytet duke dëmtuar një sërë godinash edhe në qendër të Kievit. Shpërthime të fuqishme ka pasur edhe në zona të tjera, me pasojë vdekjen e të paktën 2 personave. Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë pallate të përfshira nga flakët. Është qëlluar gjithashtu një stacion qendror I metrosë së kryeqytetit, ku ka mbetur e dëmtuar fasada dhe disa zyra.
Një aeroport në qytetin e Dnipros u godit nga 2 raketa të ushtrisë Putinit, në autoritetet rajonale që flasin për shkatërrim masiv. Edhe Kharkiv vijon të jetë në shënjestrën e zjarrit rus, dhe të paktën 2 persona u raportuan si të vrarë pasi një raketë qëlloi një godinë banimi. Të paktën 4 viktimat e shënuar në rajonin e Luhansk, pasi bombat ruse shkatërruan një spital dhe shkolla.
Disa mijëra vetë u larguan të hënën nga qyteti I rrethuar I Mariupol me përpjekjet e evakuimit vijojnë edhe sot. Por sipas CNN, 350 mijë vetë mbeten endë në qytetin që po përjeton krizën më të rëndë humanitare në konfliktin ukrainas. Ndërsa shtetet e bashkuara pretendojnë se ushtria ruse po shënon pak progres, ka raportime se një autokolonë e madhe mjetesh ushtarake po drejtohet nga Bjellorusi në kufirin me Ukrainën. Autoblindat mund ti përkasin Federatës Ruse sipas agjencisë ukrainase Unian. (A2 Televizion)