
Rusia mund të jetë duke planifikuar zvarritjen e luftës për vite me radhë, por ajo nuk është e fortë mjaftueshëm për të nisur ofensiva të reja madhore.
Kështu mendon drejtoresha e Agjencinë Kombëtare të Zbulimit në Shtetet e Bashkuara, Avirl Haines.
Përpara komisionit të senatit për zbulimin, ajo tha se Uashingtoni nuk beson qe ushtria e Moskës mund të rimëkëmbet nga humbjet për të siguruar fitore të konsiderueshme territoriale këtë vit, e megjithatë paralajmëroi se Vladimir Putin ende beson se koha është në anën e tij.
Shkurtimisht, ne nuk parashikojmë që ushtria ruse të rimëkëmbet mjaftueshëm këtë vit për të siguruar fitore të mëdha territorial, por Putin me gjasë llogarit se koha po punon në favorin e tij dhe se zgjatja e luftës, përfshirë me pauza të mundshme në fushëbetejë, mund të jetë rruga më e mirë e mbetur për të siguruar interesat strategjike të Rusisë në Ukrainë, edhe pse do të duhen vite.
Shefja e agjencisë kombëtare të zbulimit tha gjithashtu se Kina po thellon bashkëpunimin me Rusinë, në përpjekjen për të sfiduar Shtetet e Bashkuara, ndërsa e identifikoi qeverinë në Pekin si kërcënimin kryesor ndaj Amerikës.
Qeveria kineze përfaqëson kërcënimin kryesor dhe më të rëndësishëm ndaj sigurisë kombëtare amerikane, dhe ambiciet dhe aftësitë e saj të inteligjencës e bëjnë rivalin tonë me serioz në këtë fushë.
Gjatë vitit të fundit kërcënimi është ndërlikuar edhe më shumë nga bashkëpunim i ngushtë me Rusinë. Seanca koincidoi me publikimin e raportit vjetor të inteligjencës mbi kërcënimet globale, që fokusohet gjerësisht tek kërcënimet nga Kina dhe Rusia.
Ai vlerëson se Pekini do të vazhdojë të intimidojë rivalët në detin e Kinës jugore me akte provokuese. (A2 Televizion)