Lufta në Ukrainë, sot vendimi i Gjykatës së Hagës. Senati amerikan miraton rezolutën për hetim mbi krimet e luftës të Putinit

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 08:02 | Bota
Lufta në Ukrainë, sot vendimi i Gjykatës së Hagës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së do të vendosë sot mbi kërkesën urgjente të Ukrainës që Rusia të ndalojë menjëherë pushtimin e vendit të saj.

Vendimi pritet të jepet sot në orën 16:00 në Hagë.

Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet ilegalisht të justifikojë luftën e saj, duke e akuzuar në mënyrë të rreme për gjenocid në rajonin e Donbasit.

Kievi kërkon që Gjykata të marrë masa urgjente dhe të urdhërojë Rusinë "të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake".

Ndërkohë Senati amerikan, bën thirrje për hetime mbi krimet e luftës të Putinit.

Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë që dënon presidentin rus, Vladimir Putin, si një "kriminel lufte".

Rezoluta, e paraqitur nga republikani Lindsey Graham dhe e mbështetur nga senatorë nga të dyja palët, inkurajon Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë dhe vendet e tjera të ndjekin penalisht ushtrinë e Moskës për krime lufte të kryera në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos