
Bisedimet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës po përparojnë. Këtë e ka bërë të ditur ministri kinez i Tregtisë, Wang Showen, sipas të cilit Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të arrijnë një kompromis në bisedimet për luftën tregtare.
Krerët e dy shteteve ndërprenë bisedimet për të arritur një marrëveshje muajin e kaluar, pasi zyrtarët e SHBA akuzuan Kinën se kishte hequr dorë nga angazhimet e rëna dakokord më parë.
Sipas Showen, barazia dhe përfitimi reciprok janë edhe parimet e qarta të Kinës lidhur me bisedimet tregtare, çka, sipas tij, nënkupton se arritja e një marrëveshje duhet të jetë e dobishme për të dyja palët.
Vende janë në mes të një konflikti të kushtueshëm tregtar duke vendosur tarifa gjithnjë e më të rënda për importet e njëri-tjetrit.
Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa për 325 miliardë dollarë mallra, duke mbuluar pothuajse të gjitha importet e mbetura kineze në SHBA, që përfshijnë produket e konsumit si celularët, kompjuterët dhe veshjet. (A2 Televizion)