Tërmeti i fuqishëm godet Australinë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 08:19 | Bota
Tërmeti i fuqishëm godet Australinë

Një tërmet i fuqishëm goditi brigjet veriore të Australisë duke shkaktuar panik tek banorët. Tërmeti me magnitudë 7.2 Rihter u regjistrua në një thellësi 220 km në detin Banda.

Si pasojë e lëkundjeve të mëdha që raportohet se zgjatën rreth 2 minuta mijëra banorë në Darwin u evakuuan.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar apo dëme dhe shërbimet e Zyrës Meteorologjike sigurojnë se nuk ka alarm për tsunami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos