
Lautaro Martinez do të mungojë në derbin ndaj Milanit.
Gjykatësi Sportiv ka dënuar sulmuesin e Interit me dy ndeshje skualifikim për kartonin e kuq që mori në ndeshjen ndaj Cagliari në fundjavë.
Në sekondat e fundit të lojës, argjentinasi protestoi ashpër ndaj arbitrit për një faull në mesfushë. Fillimisht u ndëshkua me të verdhë, por disa sekonda më pas u ndëshkua me të kuq pasi vazhdoi të protestonte.
Kështu, Lautaro do t’i mungojë Interit në ndeshjet ndaj Udinese dhe Milan.
Ndërkohë, trajneri i Interit, Antonio Conte nuk është ndëshkuar nga Gjykatësi Sportiv. (A2 Televizion)