Hysaj te Napoli, nga i padëshiruar te rinovimi i kontratës

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 11:30 | Futboll
Hysaj te Napoli, nga i padëshiruar te rinovimi i kontratës

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë me uljen në stol të trajnerit Gennaro Gattuso te Napoli.

Mbrojtësi kuqezi ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë në fitoren ndaj Juventus dhe për këtë formacioni titullar duket i sigurt në takimet e radhës.

Agjenti i futbollistit, Mario Giuffredi po punon për rinovimin e kontratës së Hysaj.

“Me ardhjen e Gattuso-s mendoj se klubi është i të njëjtit mendim. Rinovimi nuk do të jetë kurrë problem. Nëse Napoli kërkon ta bëjë atëherë ne jemi dakord. Në të kundër nëse marrin përgjigje negative, Hysaj do të largohet këtë verë”, kanë qenë fjalët e agjentit lidhur me të ardhmen e mbrojtësit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos