Eriksen prezantohet me stil në “La Scala”

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 15:01 | Futboll

Vetëm pak orë pas vizitave mjekësore, Inter konfirmoi afrimin e Christian Eriksen. Klubi e zyrtarizoi në mënyrë teatrale përforcimin e ri të merkatos së janarit, me një fotografi plot klas në “La Scala”.

Mesfushori danez do të luajë me numrin 24 dhe lidhet me zikaltërit deri në vitin 2024. Interi pagoi rreth 20 milionë euro në arkat e Totenhamit për Eriksen.

Ndërkohë, klubi zyrtarizoi edhe akordin me Flamengon për Gabigol. Pasi i dhuroi klubit brazilian Kupën Libertadores, dëshira e sulmuesit u plotësua. Gabigol mbetet te Flamengo, me Interin që përfitoi 17 milionë euro, si edhe ruan 15 për qind të kartonit, në rast se lojtari do të rishitet. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos