






Luzia Gega shpallet kampione e Europës në atletikë psdi fitoi medalje ari në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Mynih.
Sportistja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31.
Gega dominoi pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, gjermanes Lea Meyer.
Pak javë më parë, 33-vjeçarja u rendit e pesta në botë në të nëjjtën disiplinë, ndërsa dhe në lojrat mesdhetare arriti që të merrte medlaje ari. (A2 Televizion)