Lutjet nuk mjaftojnë, gjendet i pajetë Juleni i vogël i rënë në pus

Nga A2 CNN
26 Janar 2019, 09:22 | Bota

Shuhen gjatë natës shpresat dhe lutjes për Julienin e vogël.

Trupi i pajetë i 2 vjeçarit u gjet nga forcat e shpëtimit rreth 100 metra nën tokë,  në pusin ku ishte rrëzuar në 13 janar në Totalan, një qytezë pranë Malagas, në Spanjë.

Tuneli paralel i gërrmuar nga forcat e shpëtimit

Për 13 ditë dhe natë forca të shumta kanë rrethuar vendin në tentativën për të shpëtuar vogëlushin që për shkaqe ende të panjohura ishte rrëzuar në një pus i thellë 110 metra dhe i gjerë vetëm 25 centimetra.

https://www.youtube.com/watch?v=T5U2pq4nzjQ

Për të arritur në trupit e Julian është punuar me tre turne në kushte shumë të vështira, duke hapur një tunel paralel.

Pas lajmit të hidhur, në orën 1.30 të natës, i ati i Julien u transportua në spital në gjendje shoku.  

https://twitter.com/guardiacivil/status/1088975558753566721
Lajmi i hidhur për vdekjen e Julenit

Një tragjedi për familjen spanjolle, që kishte humbur një fëmijë tjetër në 2017 për shkaqe natyrore,  teksa luante në plazh.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos