Kriza në SHBA, Trump po përgatitet të shpallë emergjencën

Nga A2 CNN
25 Janar 2019, 09:08 | Bota
Kriza në SHBA, Trump po përgatitet të shpallë

Shtëpia e Bardhë po përgatit urdhrin për shpalljen e gjendjes së emergjencës kombëtare, çka do t’i jepte mundësinë Donald Trumpit të siguronte paratë për ndërtimin e murit ndarës me Meksiën pa mbështetjen e Kongresit.

Sipas dokumenteve të brendshme të shqyrtuara nga media prestigjioze amerikane CNN, Trump do të përdorë 7 miliardë dollarë fonde në rastin e një skenari të tillë. Lajmi vjen pas dështimi të dy planeve që demokratët dhe republikanët prezantuan për ti dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë.

Senati rrëzoi fillimisht planin republikan që parashikonte financimin e operacioneve qeveritare deri në shtator së bashku me 5.7 miliardë dollarë të kërkuara nga Presidenti Trump për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën. Nga 60 votat nevojshme, plani republikan mori vetëm 51.

“Qëndrimi i demokratëve është i çuditshëm. Votuan për një mur 563 km të gjatë dhe tani po mbyllin qeverinë për një mur prej 376 km. E kuptojmë, ata e urrejnë Trumpin”, tha Ted Cruz, senator republikan.

Pak minuta më vonë, senatorët hodhën poshtë më 52vota kundër e 44 pro për një alternativë të demokratëve që kërkonte rihapjen e agjencive të mbyllura pjesërisht deri më 8 shkurt, por pa vënë dispozicion të Presidentit fonde për murin kufitar.

“plani i presidentit kërkon 100 për qind të financimeve dhe ndryshime radikale në sistemin e azilit. Ta quash këtë një kompromis është qesharake”, tha Chuck Schumer.

Plani synonte t’u jepte kohëve palëve të ndërmerrnin negociata për një marrëveshje. Punonjësit federal ndërkohë, protestojnë kundër mungesës së pagës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos