
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shprehur I gatshëm të japë dritën jeshile për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ai thotë se gjithçka do të varet në rekomandimin e Komisionit Europian. Ndjekim fjalën e tij gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
“Ne duhet të shikojmë atë që Komisioni ka për të thënë, për fazën e avancimit të pritur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për reformat e caktuara. Dhe në varësi të kësaj, unë mendoj se parakushtet që kam pasur, nëse rezultatet janë pozitive dhe vendoset besimi, atëherë ne jemi në një pozitë për të hapur negociatat”.
Në tetor, Franca dhe shtete të tjera refuzuan hapjen e negociatave pa ravijëzuar më parë një program të ri për zgjerimin, program që u prezantua dy javë më parë nga Komisioni Europian. (A2 Televizion)