Macron letër Thaçit: Tarifa të hiqet, Serbia të ndalojë fushatën e çnjohjeve

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2020, 16:17 | Kosova
Macron letër Thaçit: Tarifa të hiqet, Serbia të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vijon të marrë telegrame urime nga liderë të ndryshëm botërorë për 12 vjetorin e pavarësisë së vendit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron në letrën e tij bën thirrje për rifillimin e dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe kërkon angazhim për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Për këtë priten veprime nga të dy palët: pezullimi nga Kosova i taksës 100% për produktet nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina; dhe pezullimi i fushatës për ‘çnjohje’ nga ana e Serbisë”, shkruan presidenti francez në telegramin e tij.

https://a2news.com/2020/02/11/tarifa-te-hiqet-grenell-kunder-vendimit-te-kurtit-per-reciprocitet/

Ndër të tjera, Macron shpreh mbështetjen e Francës ndaj Kosovës për aspiratat e saj në integrimet euroatlantike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos