Macron: Nga 15 qershori nis vaksinimi për adoleshentët

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 21:02 | Bota
Macron: Nga 15 qershori nis vaksinimi për adoleshentët

Adoleshentët midis moshës 12 dhe 18 vjeç do të jenë mund të vaksinohen kundër Covid-19 duke filluar nga 15 qershori. Kjo u njoftua nga presidenti francez Emmanuel Macron, në një vizitë në Saint-Cirq-Lapopie, në Francën qendrore.

Kreu i shtetit mirëpriti faktin që 50% e të rriturve francezë kanë bërë të paktën një dozë të vaksinës, por nxiti të gjithë të jenë "jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të duruar" sepse qarkullimi i virusit në rajone të caktuara, veçanërisht në jug-perëndim, është duke u rritur përsëri.

Vendimi për të filluar vaksinimin e adoleshentëve u mor në Këshillin e Mbrojtjes këtë mëngjes në Elysée, tha Macron.

Ai shtoi se perspektiva e heqjes së detyrimit për të mbajtur maskën jashtë do të bëhet "në një mënyrë të diferencuar" sipas territoreve.

"Në nivelin kombëtar ne do të duhet të presim pak. Unë mendoj se deri në fund të qershorit, në nivelin kombëtar, do të mbajmë organizimin aktual", theksoi Macron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos