Macron përshëndet Bullgarinë: Shumë herët për të shpallur fitoren, duhet ende punë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 18:33 | Politikë
Macron përshëndet Bullgarinë: Shumë herët për

Presidenti francez, Emmanuel Macron përshëndeti parlamentin e Bullgarisë për mbështetjen që i dha formulës së tij për zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Pas përfundimit të samitit të BE-së, Macron nënvizoi se është herët për të shpallur fitore dhe u zotua t’i shkonte deri në fund zgjidhjes së këtij ngërçi mes Sofjes dhe Shkupit.

“Dëshiroj të përgëzoj Parlamentin e Bullgarisë për votimin e sotëm, i cili i hap rrugën heqjes së vetos për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe po ashtu edhe me Shqipërinë. Në orët në vijim do të vazhdojmë me punën e nevojshme teknike dhe shkëmbim mendimesh me partnerët tanë nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut për të zyrtarizuar një marrëveshje. Makineria diplomatike është e gatshme të përpunojë gjithçka që do të arrihet. Ka ende punë për të bërë, është shumë herët për të shpallur ‘fitore’, por ky përparim është vërtet domethënës”, shkruan Macron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos