All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Maduro: Shmangëm një grusht shteti të organizuar nga opozita dhe SHBA

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 12:09 | Bota
Maduro: Shmangëm një grusht shteti të organizuar nga opozita dhe
All - Paragraf - 1

Presidenti i Venezuelës, Nicola Maduro deklaroi se forcat e sigurisë shmangën një tentativë për grusht shteti që kishte për qëllim eliminimin e tij dhe vendosjen e ish-ministrit të Drejtësisë në krye të shtetit. Ai u shpreh se në këtë komplot “fashist” janë përfshirë lideri i opozitës Guaido të mbështetur nga SHBA, Kolumbia dhe Kili. Opozitari Guaido i mohoi këto akuza duke u shprehur se janë të gjitha sajesa.

Ministri i Komunikacionit, Jorge Rodriguez bëri me dije se tentativa për grusht shteti u shmang falë informatorëve që ndodheshin brenda grupit.

All - Paragraf - 3

Sipas tij në këtë grup “armiqësor” ishin përfshirë dhjetëra persona mes tyre oficerë aktivë dhe në pension të ushtrisë.

Ministri Rodriguez shton se agresorët kishin në plan të merrnin kontrollin e tri bazave ushtarake, të vrisnin presidentin, të shoqen dhe zyrtarë të ndryshëm të Partisë Socialiste. Autorët e grushtit të dështuar të shtetit, gjithashtu do të nxirrnin ish ministrin e Mbrojtjes Raul Baduel nga burgu dhe do ta shpallnin president. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos