
Kancelarja gjermane Angela Merkel po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore dhe kjo gjë është vënë re edhe kur është takuar me presidentin Frank-Walter Steinmeier.
Merkel është filmuar sërish nga kamerat duke u dridhur në një ceremoninë lamtumire për ministren Katarina Barley, e cila do të nisë një detyrë të re në Parlamentin Evropian.
Kancelarja Merkel ka shfaqur të njëjtin problem shëndetësor me dridhje të forta dhe në takimin që pati 10 ditë më parë me presidentin ukrainas, Zelenskiy.
Për këtë rast, ajo u shpreh se gjithçka kishte ndodhur për shkak të dehidratimit dhe se ishte ndjerë më mirë pasi kishte pirë pak ujë.
Zëdhënësi i Merkel i pyetur nga gazetarët nëse ajo do të jetë e pranishme në samitin e G20 në Japoni që do të mbahet këtë fundjavë, u përgjigj se Kancelarja është mirë dhe gjithçka do të vazhdojë sipas planifikimeve. (A2 Televizion)