Alexander-Arnold shënon në fund dhe kthen Liverpulin në "luftë" për zonën Champions

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 18:07 | Futboll
Alexander-Arnold shënon në fund dhe kthen Liverpulin në

Trent Alexander-Arnold ishte heroi i Liverpool pasditen e sotme. Mbrojtësi anglez, i cili javët e fundit është kritikuar shumë për shkak të paraqitjeve jo në nivelin me të cilin i kishte mësuar tifozët, shënoi golin e fitores 2-1 ndaj Aston Villa, në minutat shtesë të ndeshjes.

Në pjesën e parë, ekipi i Klopp kaloi në disavantazh në minutën e 43-të, pas golit të Watkins.

Salah barazoi gjithçka në minutën e 57, përpara se mbrojtësi anglez t’i jepte 3 pikët të kuqve në minutën e 91.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet përkohësisht në vendin e katërt të renditjes, me 52 pikë, po aq s aka edhe West Ham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos