
Tirana dhe Skënderbeu barazuan pa gola ndeshjen e sotme, ku padyshim pika i nevojitej më shumë korçarëve sesa kryeqytetasve.
Ndeshja u dominua nga bardheblutë, që nuk arritën të konkretizonin rastet e shumta, ndërkohë që Skënderbeu shënoi në minutën e 40-të, por goli i Elvi Berishës u anulua për pozicion jashtë loje.
Tirana shkon në kuotën e 41 pikëve, në vendin e 5-të, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e 9-të por me 3 më pak se Bylisi i vendit të tetë, dhe ende shpreson.
Ndërkohë në Kamëz, Kukësi mposht lehtësisht Kastriotin me rezultatin 0-3, me protagonist sulmuesin Eze autor i një dygolëshi.
Kukësi renditet tashmë në vendin e 6 në kuotën e 35 pikëve, ndërsa skuadra e Kastriotit klasifikohet në vendin e 7 në kuotën e 30 pikëve. (A2 Televizion)