Një Bayern i sajuar ngec ndaj Union Berlin, Leipzig ngushton diferencën

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 17:40 | Futboll
Një Bayern i sajuar ngec ndaj Union Berlin, Leipzig ngushton

Bayern Munchen nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Union Berlin, në një ndeshje ku trajneri Flick kishte zgjedhur të bënte rotacion, duke futur në formacionin titullar disa të rinj.

Stanisic, Sarr dhe Thiago Dantas ishin disa nga risitë e njëmbëdhjetëshes së kampionëve të Evropës në fuqi, që arritën të shënonin vetëm pas minutës së 60, me anë të Musiala.

Por, befasia erdhi 4 minuta nga fundi, kur miqtë barazuan me Ingvartsen.

Nga hapi fals i Bayern përfitoi Leipzig, që fitoi në transfertë ndaj Ëerder Bremen me rezultatin 4-1 dhe ngushton në 5 pikë diferencën me kryesuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos