Lionel Messi puth trofeun e Kupës së Botës, pas fitores kundër Francës në finale
Kylian Mbappe shënon golin e dytë në finalen kundër Argjentinës
Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç, feston me të bijën pas fitores kundër Kamerunit, që i dha skuadrës së tij vendin e tretë në Botëror.
Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç, feston me të bijën pas fitores kundër Kamerunit, që i dha skuadrës së tij vendin e tretë në Botëror.
Legjenda dhe talenti i ri: Lionel Messi dhe Julian Alvarez festojnë pasi Alvarez shënoi një prej dy golave në gjysmëfinalen kundër Kroacisë.
Sofiane Boufal i Marokut feston me të ëmën pas kualifikimit historik për në gjysmëfinale.
Cristiano Ronaldo dëshpërohet pas eliminimit nga Kupa e Botës
Lojtarët e Argjentinës festojnë përballë atyre të Holandës pas kualifikimit me penallti.
Portieri i Argjentinës, Martinez, pret penalltinë e kapitenit të Holandës Virgil van Dijk.
Ylli i Brazilit, Neymar, ngushëllohet nga Dani Alves pasi Brazili u eliminua nga Kupë e Botës kundër Kroacisë.
Kroati Borna Sosa godet në fytyrë brazilianin Antony gjatë ndeshjes çerekfinales së fituar nga kroatët.
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, flet me kapitenin Cristiano Ronaldo të cilin e kishte lënë në stol kundër Zvicrës.
Dyluftim në ajër mes amerikanit Brenden Aaronson dhe holandezit Frenkie de Jong.
Lojtari i Japonisë, Kaoru Mitoma, mban topin në lojë për pak milimetra, në një aksion që solli golin e fitores kundër Spanjës, që eliminioi Gjermaninë nga Botërori që në fazën e grupeve, për herë të dytë radhazi.
Lojtarët serbë i turren mesfushorit me origjinë shqiptare të Zvicrës, Granit Xhaka, gjatë ndeshjes në grup.
Dëshpërimi i një tifozi belg pas eliminimit të skuadrës së tij që në fazën e grupeve, edhe pse konsiderohej mes favoriteve për fitimin e trofeut.
Një tifoze meksikane ndjek kombëtaren e saj në Botëror.
Alphonso Davies feston pas shënimit të golit të parë historik të Kanadasë në një Botëror, kundër Kroacisë, pas 68 sekondash lojë. Ky është edhe goli më i shpejtë i turneut.
Një “luan” mes tifozëve të Senegalit.
Një tifoze iraniane mban në duar një bluzë me emrin Mahsa Amini, vajzës së vrarë nga policia e moralit në Iran, për shkak se nuk mbante veshur si duhej shaminë.
Richarlison shënon me roveshiatë një gol spektakolar kundër Serbisë.
Dëshpërimi i Messit pas humbjes kundër Arabisë Saudite në ndeshjen e parë në grup.
Ceremonia hapëse e Botërorit.
Aktori Morgan Freeman dhe sipërmarrësi nga Katari Ghanim al Muftah, bisedojnë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, më 20 nëntor.