Mahmood fiton Sanremon, “plas” debati!

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 09:04 | Aktualitet
Mahmood fiton Sanremon, “plas” debati!

Mahmood është fituesi i edicionit të 69 të Sanremos në Itali me këngën e tij të titulluar “Para”. Teksti sjell në vëmendje dramat familjare të shkaktuara nga problemet ekonomike.

Këngëtari i ri me origjinë arabe la pas një sërë emrash të mirënjohur të muzikës italiane duke marrë me vete trofeun e festivalit më të rëndësishëm të këngës ndërkohë që në vendin e dyte e të tretë u pozicionuan Ultimo me “Të veçantat e tua” dhe grupi Il Volo me “Muzika që mbetet”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale la të kuptonte që Mahmood nuk përfaqëson Italinë dhe muzikën italiane, koment ky e iu bashkuan edhe shumë zëra të tjerë.

https://twitter.com/matteosalvinimi/status/1094394837468696578

Një debat që është zhvilluar prej ditësh ndërmjet tij dhe Claudio Baglionit për praninë e të huajve në festival, por që gjatë konferencës për shtyp mori edhe përgjigjen e fituesit, i cili tha se ndihet italian, i lindur e rritur në Milano.

Në fakt, ministri merrte shkas nga një frazë në gjuhën arabe e përdorur gjatë këngës së Mahmood për të cilën artisti 27-vjeçar u përgjigj se ajo frazë i sjell në mendje femijërinë që lidhet me domethënien e këngës, por ai ndihet 100 përqind italian. Mahmood ka lindur në Itali në 1992 nga nja baba egjiptian dhe nënë sarde. Talenti i tij u zbulua gjatë një programi televiziv ne vitin 2012 dhe prej asaj kohe ai është autor i një sërë këngësh të tjera. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=ogqRjzZjFSE

A2 CNN Livestream

Latest Videos