Makina bie në një kanal me ujë në Milot, humbin jetën 3 persona

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 07:33 | Kronikë
Makina bie në një kanal me ujë në Milot, humbin jetën 3

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Mjeti tip "Toyota" doli nga rruga dhe ra në kanal me ujë, ku për pasojë humbën jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës, U.P. 39 vjeç, banues në Tiranë dhe një person tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos