Makina del nga rruga, disa të plagosur në Pogradec

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2023, 14:48 | Kronikë

Aksident me 4 të plagosur në aksin rrugor Trebinjë-Vërdovë, në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Varrezat e Grekut”, ku një mjet tip Honda, brenda të cilit udhëtonin 6 persona, pjestarë të dy familjeve, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë saj, duke sjellë plagosjen e 4 prej tyre, dy prej të cilëve, bëjnë me dije burime nga spitali i Pogradecit, janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Të njëjtat burime thanë se 4 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Pjesëtarët e dy familjeve kishin qenë për fundjavë pranë familjeve të tyre në fshatin Pleshisht dhe po ktheheshin sëbashku drejt Tiranës, ku edhe banojnë. Policia bën me dije se shkak i aksidentit mund të jetë bërë prania e akullit në këtë segment rrugor, duke sjellë humbjen e kontrollit në një kthesë dhe për pasojë mjeti, pasi ka kryer disa rrokullisje, ka përfunduar 5 metra poshtë rruge.

Ky aks rrugor, në periudha të ndryshme, është bërë shkak aksidentesh, në veçanti në periudhën e dimrit, edhe për faktin sepse rruga ka lartësi dhe pjerrësi të madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos