Makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri

Nga A2 CNN
25 Gusht 2019, 17:45 | Kronikë
Makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur këtë të diel pasdite në Mat. Sipas Policisë, në aksin rrugor rural Klos-Dars, shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, i cili ishte në ndenjësen e pasagjerit në makinë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, për të kuptuar shkaqet e aksidentit.

Ky është aksidenti i katërt që ndodh në tre ditët e fundit në vend. Të premten një person humbi jetën te zona e “Astirit” në kryeqytet, ndërsa të shtunën u regjistruan tre aksidente të tjerë automobilistikë, në akse të ndryshme të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos