
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Hot i Ri në Shkodër.
Sikurse njofton policia “shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën.”
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)